Mësohet se ndër të tjera ai ka thënë se ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve
“Pfizer-Biontech ka komunikuar një ngadalësim në shpërndarjen e dozave të programuara në vendet e BE dhe penalizon vendet që, si Italia janë të detyruara të ngadalësojnë vaksinimin. Nëse do të konfirmohej reduktimi prej 60% i dozave që do të shpërndahen në tremujorin e parë, kjo do të thotë se 3.4 milion doza do të dorëzohen në Itali në vend të 8 milion dozave. Ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe për strukturën tonë shoqërore dhe ekonomike, e cila tashmë është prekur rëndë nga një vit pandemik”, tha Conte.