Kryemadhi në Sarandë: Të çojmë Ramën në Bangladesh dhe shqiptarët të punojnë këtu

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur në qytetin e Sarandës, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë. Në fjalën e saj, kryetarja e LSI-së nuk ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “të merren punëtorë nga Bangladeshi”.

“Ta çojmë Ramën në Bangladesh, dhe të mbajmë shqiptarët, t’u japim shansin që të punojnë, të arsimohen sepse shanset e mundësitë janë pa fund”, tha Kryemadhi.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

”Ringjallja do të sjellë dhe ringritje të shqiptarëve, se na ka zënë frikë me fjalën rilindje, por do të sjellin atë Shqipëri që shqiptarët kanë ëndërruar, për një Shqipëri Europiane”, ka thënë më tej kryetarja e LSI-së në Sarandë.

Author: admin