Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Elbasan mbi programin e arsimit.
Kryemadhi theksoi se për të rinjtë në Elbasan, arsimi është kthyer në një sfidë, ndërsa shtoi se nuk mund të jetë më pjesë e kompromisit.
Më tej shefja e LSI u shpreh se arsimi është në themel të programit të LSI-së dhe se LSI e gjen zgjidhjen tek arsimi cilësor për të rinjtë dhe të rejat, si dhe punësimi dinjitoz për një të ardhme dinjitoze për ta.
“Shqiptarët e dinë se nuk ka pasuri më të madhe se dija, nuk ka armë më të fortë se aftësia për t’u përballur me sfidat e të ardhmes, ndaj edhe arsimi i fëmijëve tanë nuk është më pjesë e kompromisit, por përkundrazi është sfidë e familjeve tona dhe sfidë e LSI-së si forcë politike”, tha Kryemadhi.
Fjala e plotë:
Profesor Edmond Hoxha unë të falenderoj shumë, sepse sot kemi shumë profesorë në panel. Dua të falenderoj të gjithë grupin e punës, të gjithë pedagogët që kanë punuar për programin e arsimit, por mbi të gjitha edhe studentët.
Unë ndihem kaq mirë që analiza profesionale e themelit të programit tonë politik, për Shqipërinë e pas 25 Prillit, po mbahet sot në Elbasan, në një qytet që kaq shumë e do arsimin dhe kulturën.
E kam ndjerë këtë në çdo komunikim timin me qytetarët në Elbasan, të çdo moshe, nga qendra e qytetit deri në skajin më të largët.
Por jo vetëm në Elbasan, pas nevojës për punësim, gjëja e dytë për të cilën shqetësohen më shumë qytetarët tanë është edukimi i fëmijëve.
Shqiptarët e dinë se nuk ka pasuri më të madhe se dija, nuk ka armë më të fortë se aftësia për t’u përballur me sfidat e të ardhmes, ndaj edhe arsimi i fëmijëve tanë nuk është më pjesë e kompromisit, por përkundrazi është sfidë e familjeve tona dhe sfidë e LSI-së si forcë politike.
Për ne si LSI, e cila është partia e të rinjve dhe të rejave, vendi mund të shërohet vetëm nga të rinjtë. Sot sfidat e vendit janë nga më të mëdhatë që kemi kaluar: kriza e punësimit, ndalimi i shpopullimit, kthimi i besimit tek të rinjtë, të cilët kërkojnë zgjidhje afatgjata, vizionare, por edhe të menjëhershme.
LSI e gjen zgjidhjen tek arsimi cilësor për të rinjtë dhe të rejat, si dhe punësimi dinjitoz për një të ardhme dinjitoze për ta.
Arsimi është në themel të programit dhe vizionit të LSI-së, pasi kushdo që mendon për të ardhmen, duhet të mendojë edhe për arsimin e të rinjve tanë.
Një arsim cilësor, jo me fjalë, por ku në thelb të programit tonë ne kemi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Një arsim cilësor, ku ne kemi vendosur taksën e të ardhmes, ku taksohen me 1% të fitimit të tyre të gjitha kompanitë e mëdha, duke qenë edhe vetë ato përfituese me burime njerëzore, të cilët do të jenë të aftë për tregun e punës dhe në konkurrencë.
Për një arsim cilësor, jo me fjalë, por me rritje dyfish të pagave për mësuesit, që për ne është shumë e rëndësishme që mësuesit të jenë edukatorë të brezit të ri dhe jo mercenarë politik.
Për arsim cilësor, ku Ligji për Arsimin e Lartë do të shqyrtohet në bashkëpunim të ngushtë me vetë stafin akademik dhe studentët. Do të jenë ata që do ta hartojnë, do të jenë ata që do të krijojnë mundësinë për të pasur një universitet jo vetëm autonom, por edhe të pavarur politikisht, si dhe të ketë mundësinë e një pavarësie ekonomike, për të krijuar një universitet cilësor dhe konkurrent.
Një arsim cilësor, me kurrikula të lidhura me ekonominë e vendit. Një arsim cilësor, që shpenzimet e studentëve, të cilat ne synojmë t’i përgjysmojmë, të jenë të përballueshme jo vetëm për studentët shqiptar, por edhe për familjet e tyre.
Arsim cilësor për LSI do të thotë punësim që në bankat e shkollës. Programi “Mëso dhe fito” i cili është një nga programet më të përkrahura sot nga rinia shqiptare.
Do të thotë punë të garantuar, paga dinjitoze, taksa të ulëta. Arsimi cilësor përmirëson pjesëmarrjen në politikë dhe krijon hapësira politike për të rinjtë tanë, gjë që është e domosdoshme për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit politik në Shqipëri, pas 30 viteve.
Arsimi cilësor sjell ekonomi të hapur, konkurrencë të ndershme, mundësi punësimi për të gjithë.
Arsim cilësor do të thotë zhvillim bashkëkohor të bujqësisë, të industri agro përpunimit.
Do të thotë shërbim shëndetësor të zhvilluar dhe jo emigrim të mjekëve e infermierëve në Gjermani.
Pra arsim cilësor do të thotë familje e re e lumtur, për të cilën ne e kemi të domosdoshme sot. Arsim cilësor do të thotë fuqizim i gruas në shoqërinë tonë.
Arsim cilësor do të thotë një Shqipëri dinjitoze, me integritet dhe një Shqipëri europiane për …Tpz.al