Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua pak ditë më parë në Tiranë ku 26-vjeçari Kliton Pira vrau me thikë 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah nga Gana, në banesën e marrë me qira në kryeqytet dhe më pas u hodh nga kati i 8-të duke i dhënë fund jetës.
31-vjeçarja kishte mbërritur në Tiranë ditën e ngjarjes, ku kishte rezervuar dhe një dhomë me qira për tre ditë. Ajo dhe 26-vjeçari janë konfliktuar, ai më pas e ka qëlluar disa herë me thikë dhe është vetëhedhur nga kati i 8-të.
Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur edhe dëshmitarët të cilët janë tronditur nga ngjarja. Gazetarja Anila Hoxha në raportimet e saj zbulon se në dhomë ka qenë edhe një person i tretë.
“Ishin zëra të hollë, si zëra fëmijësh. Ishte zëri i një femre që ulëriste dhe doli në korridor. Sa më shumë zbriste shkallët, aq më mbytëse bëhej ulërima e saj” ka thënë një nga banoret në që ndodheshin në pallat.
Ndërsa një grua me inicialet M.R. ka treguar se ka parë nga syri i derës dhe ka dalluar një mashkull me bluzë të bardhë që po zbriste shkallët, në momentin e ngjarjes. Pastaj, shton se erdhi një burrë tjetër, por nuk është e sigurt se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Nëna e 31 vjeçares ka thënë se vajza ishte shumë e lumtur që po ikte në Shqipëri se do të takonte të dashurin e saj dhe faniljen e tij.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.