Një vrasje e shumëfishtë në familje ka tronditur Gjermaninë. Mediet gjermane shkruajnë se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij, dy vajzat, vjehrrën dhe më pas edhe veten e tij.
Hetuesit besojnë se burri ka goditur për vdekje gruan e tij, vajzat e tij dhe vjehrrën, para se t’i vinte flakën shtëpisë dhe të vriste edhe veten.
Zjarrfikësit kanë gjetur trupat e pajetë në shtëpinë në Radevormwald, afër qytetit të Wuppertal, të premten.
Burri ishte një 41-vjeçar, gruaja e tij 37-vjeçare, vajzat ishin të moshës 1 dhe 4 vjeç dhe vjehrra e tij 77-vjeçare, raporton Ap.
Policia dhe prokurorët thanë të shtunën se ata besojnë se burri ka vrarë pjesën tjetër të familjes, i ka vënë flakën shtëpisë dhe më pas ka goditur me thikë veten. Ata dyshojnë se motivi ishte dështimi i martesës së tij.