Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Maqellarës së Dibrës, ku një 44 vjeçare ka qëlluar për vdekje me thikë vjehrrën e saj.
Policia sqaron se ngjarja u regjistruar në fshatin Burrim, ku shtetasja me iniciale M.M, e arrestuar tanimë, ka qëlluar me thikë vjehrrën e saj 74 vjeçare.
Njoftimi:
Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet në flagrancë nga policia 44 vjeçarja.
Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:
M. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.