Krijohet kostumi antikoronavirus, mjekët do të jenë të mbrojtur dhe nuk do të kenë më vapë

Kriza e koronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’i ofruar njerëzimit mjetet për të luftuar pandeminë.

Visit Instagram Profile ➤

Një nga shpikjet më të reja është kostumi antikoronavirus. Shkencëtarët meksikanë kanë arritur të krijojnë një veshje për personelin mjekësor që kujdeset për pacientët me Covid-19.

Ky kostum krijon lirshmëri në lëvizje për mjekët dhe infermierët.

Një nga problemet kryesore të personelit mjekësor ka qenë se masat mbrojtëse që marrin gjatë orarit të punës i shkaktojnë nxehtësi dhe i vështirësojnë frymëmarrjen dhe shtojnë lodhjen. Eliminimi i këtyre pengesave ishte qëllimi i Xe Medica Ambulancias, kompanisë që ka prodhuar kostumin e ri.

“Është një kostum krejtësisht hermetik. Qëllimi kryesor ishte që kostumi të ishte hermetik, më pas punuam që të ishte edhe i freskët, pasi mjekët mendojnë dhe punojnë më mirë kur ndihen rehat gjatë punës”, thotë Fernando Aviles, drejtori i kompanisë.

Bateria e kostumit zgjat 8 orë dhe mund të karikohet kudo.

Author: admin