Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fudit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë.
Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 139 raste të reja me sëmundjen, ndërsa nga krahu tjetër, për fat të keq nuk e ka fituar betejën me virusin një 79-vjeçar nga Durrësi. Sa i përket të shëruarve ato janë 25.
Ministria njofton më tej, se muaji gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimet anti-COVID, për çdo qytetar +18 vjeç, andaj ajo apelon qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt për të mbrojtur veten, të afërmit si dhe për të frenuar përhapjen e më tejshme të virusit të rrezikshëm.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,232 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 139 qytetarë, në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.
Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4,232
Testime totale 926,332
Raste pozitive 133,730
Raste të shëruara 130,395
Raste Aktive 876
Humbje jete 2,459
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 319
Shkodër 137
Elbasan 89
Vlorë 83
Fier 57
Berat 48
Lezhë 44
Durrës 34
Kukës 24
Korçë 18
Gjirokastër 17
Dibër 6