Në Kongo, janë të shumtë deputetët që kanë ndërruar jetë, për shkak të koronavirusit.
Nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Republikës Demokratike të Kongos Jean-Marc Kabund, tha se 32 deputetë kanë vdekur deri më tani për shkak të koronavirusit, raportojnë mediat në gjuhën angleze.
Si edhe shumë vende të tjera afrikane, Kongo nuk ka qenë sa duhet transparente me publikun, për vdekjet për shkak të Covid.
Duke siguruar informacion mbi shifrat e coronavirusit në këtë shtet, nënkryetari i dhomës së ulët të Parlamentit deklaroi se 780 njerëz, përfshirë 32 deputetë, vdiqën dhe kishte 31 248 raste të konfirmuara.
Zyrtari gjithashtu ndau informacionin se numri i përfaqësuesve që humbën jetën korrespondon me 5 përqind të vdekjeve nga Covid nga fillimi i pandemisë. Virusi, i cili nuk u mor seriozisht në këtë vend, shkaktoi vdekjen e deputetëve nga partia në pushtet dhe shumë figurave të larta në rrethin e ngushtë të kreut të shtetit.
Në Kongo, edhe fushata e vaksinimit nga koronavirusi u shty tepër në kohë.