Policia Bashkiake Durrës ka hapur konkursin për dy vende të lira pune.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të bashkisë thuhet se pozicionet e lira janë:
- Polic pranë Policisë Bashkiake
- Inspektor (Oficer) pranë Policisë Bashkiake
Në njoftimin zyrtar jepen kriteret dhe dokumentacioni përkatës që kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në bashkinë Durrës, deri në datë 2 shkurt.
Pas verifikimit paraprak, më datë 09.02.2021, në Bashki do të shpallet lista e aplikantëve që plotësojnë kushtet për testim dhe më datë 15.02.2021 do të zhvillohet testimi me shkrim dhe me gojë në këtë pozicion.
Lista e fituesve do të shpallet më datë 19.02.2021.