Gjatë ditës, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşolulu deklaroi se nuk mund të zgjidhen lehtësisht konfliktet me Greqinë, por e la të hapur mundësinë e një diskutimi mes palëve.
Madje ai vuri në dukje se të dyja vendet nuk kanë nevojë për ndërmjetësues, si Bashkimi Evropian apo vende të tjera, për të zgjidhur konfliktet mes tyre.
“Dialogu me Greqinë dhe vizitat zyrtare janë të rëndësishme dhe të kënaqshme. Ne jemi të lumtur të mirëpresim Nikos Dendias në Ankara. Jemi të gatshëm të diskutojmë për Egjeun, Qipron dhe Mesdheun Lindor, në mënyrë të drejtë e të ndershme. Është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun”. u shpreh Çavuşolulu.