Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dha dënimin me 128 vite burg për 17 personat që akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u gjet në Has në 2018.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se bazuar në informacionet e marra nga DEA, SPAK ka dënuar një grup të madh kriminal. Po ashtu, Kim shkruan se shpreson që SPAK të ketë rezultate të tjera në luftën kundër krimit të organizuar.
“Bazuar në informacionin nga DEA, SPAK ndoqi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke lënë në burg 17 trafikantë droge dhe duke konfiskuar një pasuri prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”
Gjykata e Posaçme dha më 1 shkurt dënimin me 128 vite burg për 17 personat të përfshirë në laboratorin e heroinës që u gjet në Has në 2018.
Prokuroria gjeti të përfshirë emra të njohur, mes të cilëve grupi i Avdylajve të Shijakut dhe vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka i cili u dënua me 8.8 vite burg.
12 vite u dënua koka e grupit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim nga drejtësia. Anëtarët e grupit u dënuan për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Vendimet e dënimit
Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet konvertuar 24 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti 8 vite