
Komisioni Europian ka vendosur të mos rinovojë kontratat e vaksinave Covid-19 vitin e ardhshëm me kompani të tilla si AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, raportoi e përditshmja italiane La Stampa, duke cituar një burim nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.
âKomisioni Evropian, nĂ« marrĂ«veshje me udhĂ«heqĂ«sit e shumĂ« vendeve (BE), ka vendosur qĂ« kontratat me kompanitĂ« qĂ« prodhojnĂ« vaksina tĂ« vlefshĂ«m pĂ«r vitin aktual nuk do tĂ« rinovohen nĂ« skadimin ne tyre,â shkruhet nĂ« gazetĂ«.
Komisioni Evropian më shumë do të përqëndrohet në vaksinat Covid-19 duke përdorur teknologjinë e dërguesit RNA(mRNA),të tilla si Pfizer dhe Moderna.
Në shumë shtete ka pasur debate të mëdha sa i takon vaksinave që duhet të bëhen për qytetarët, për shkak se nuk kanë munguar rastet e efekteve anësore. Në pikëpyetje mbetet dhe efektshmëria e tyre, ndërkohë që ndaj Astra Zenecës ka pasur një valë të madhe pezullimesh, për shkak të rasteve të mpikjes së gjakut te shumë persona.
Ndërkohë në Shqipëri vaksina që përdoret është ajo kineze, e ngjashme në teknologji me vaksinat e prodhuara nga Astra Zeneca, që tashmë duket se nuk do të jetë më e preferuara e vendeve të BE-së.