Koment për përjashtimin e Dritan Lelit? Basha: Anija e së keqes po mbytet

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë. Edhe në këtë qytet Basha është pritur nga qindra qytetarë.

Ndër të tjera Basha i është përgjigjur edhe interesit të gazetarëve, ndërsa e ka cilësuar listën e PD si fituese.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Me specialistë të zotë dhe lista e Vlorës njësoj si Shqipërisë e PD dhe aleatëve i ka të gjitha kualitetet. tetë vite me radhë Edi Rama ka nëpërkëmbur Vlorën dhe vlonjatët.

Ka dështuar të mbajë premtimet.

Kjo që dëgjoj dhe prek kudo nuk është thjeshtë kërkesë, ndryshimi po vjen. Mos harroni! Kjo betejë nuk është për Bashën apo për Ramën, është për shqiptarët. Është për të rinjtë që kanë kthyer sytë nga emigracioni.

Kjo betejë është për të rinjtë dhe shqiptarët. Më 25 prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një force politike, patjetër që do ti fitojmë zgjedhjet, por fituesit e vërtetë do të jenë të harruarit këtyre viteve. Së bashku do ti japim Shqipërisë ndryshimin që meriton”, tha Basha.

Kryedemokrati u pyet gjithashtu për një koment lidhur me përjashtimin e Dritan Lelit nga angazhimi i tij në fushatën e socialistëve. Lidhur me këtë Basha tha se anija e së keqes po mbytet, ndërsa u bëri thirrje sipas tij socialistëve të ndershëm që të bashkohen me ndryshimin që po vjen.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

“Komenti im është që anija e së keqes po mbytet. Kërkesa ime për socialistët e Vlorë është bashkohuni me ne. Zotimi im para shqiptarëve është i qartë me plane dhe jo premtime.

Ne i hoqëm vizat, ne futëm Shqipërinë në Nato dhe do e fusim Shqipërinë në Evropë”,deklaroi Basha.

Author: admin