Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me banorët në njësinë numër 1 në Tiranë.
Në fokus të bashkëbisedimit me ta, Kryemadhi renditi si një pikat e forta të LSI-së në planin e saj, krijimin e kushteve për të rinjtë, në mënyrë të tillë që ata mos të ikin nga vendi.
Ajo theksoi se me qeverinë e re do të krijohen hapësira kualifikimi për profesinistët, ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë aktuale.
Sipas Kryemadhit, strategjia e kësaj qeverie është; “vidh, varfëro e nënshtro”, ndërsa shtoi se ka presion psikologjik ndaj administratës.
Ndër të tjera Kryemadhi tha se revolta ndaj qeverisë është e madhe.
“Është një kënaqësi për ne kur shikojmë që bashkimi i forcave, por edhe i vlerave dhe integritetit njerëzor është tepër i rëndësishëm dhe kjo është një nga arsyet që ne sot ndihemi më të fuqishëm.
Ne sot jemi në ‘Ali Dem’, në Njësinë nr. 1 në Tiranë, por gjeografia e tavolinës tregon angazhimin e të gjithë strukturave tona, por sigurisht është edhe angazhimi kryesor i yti Etion, që për hir të së vërtetës është jo vetëm një sjellje, një grupi i ri i të rinjve dhe të rejave të Njësisë nr.1, por edhe e shumë individualiteteve të reja që janë tepër të domosdoshëm, jo vetëm për një parti politike, por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Mendojmë që ka ardhur koha që të krijojmë hapësira dhe mundësi njerëzve për tu shprehur, për të qenë vetvetja dhe për të diskutuar për problematikat që ata kanë.
Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive trë votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa.
Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata. Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja.
Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.
Këtu ka ndodhur një absurditet që hiqen nga puna inxhinierët, hiqet profesionistët dhe kush merret? Dhe pastaj thonë që punë ka, por s’ka profesionistë. Shumë inxhinierë po largohen nga Shqipëria, shumë prej tyre që marrin diplomat për inxhinieri largohen nga vendi, për arsye se edhe kemi një rrudhje të shkollave të inxhinierisë. Madje, me duhet t’ju them që kam takuar disa inxhinierë nga Librazhdi, të cilët punonin inxhinierë në puset e naftës, ndërkohë që në vendin tonë ata mund të kishin mundësi që të ishin jo vetëm njerëzit më të paguar, por të ishin edhe njerëzit më pranë familjeve të tyre, pranë fëmijëve të tyre.
Ndaj ne duhet të krijojmë hapësira pa fund për profesionistët tanë, të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistët e ardhshëm në mënyrë që të mos kemi këtë varfëri që po i vjen Shqipërisë. Sepse kjo është një strategji që e shikoj unë dhe cila është ajo? Që, vidhe, varfëroje dhe pastaj nënshtroje.
Ne po diskutonim edhe pak më parë, që duke hyrë nëpër biznese të ndryshme, duke takuar njerëz, ata janë të gatshëm të afrohen, të na thonë problemet e tyre por, ‘vetëm fotografi mos na bëni’, – thonë -, se tani vijnë dhe na gjobisin edhe thjesht me një fotografi. Prandaj për LSI-në 25 prilli është një mision shumë i fortë për t’u dalë për zot këtyre njerëzve, për t’ua hequr frikën dhe për ti çuar në kutitë e votimit. Unë jam e bindur që çdo ditë e më shumë do të vijë duke ndryshuar, çdo ditë e më shumë njerëzit do ta kuptojnë, çdo ditë e më shumë njerëzit edhe do ta ndiejnë ndryshimin.
Njerëzit kryesorë, apo ata që e ndiejnë më shumë është administrata publike, sepse janë ata të cilët vendosen përballë presionit dhe përgjegjësisë. Është ajo që tregon dhunën që ushtrohet nga përgjegjësit e tyre.
Mua dje më kanë dërguar disa mesazhe se si ndaj tyre ushtrohet presion psikologjik.
Ne e kemi kuptuar shumë mirë që vërtet aty ku janë vendosur nën presion njerëzit për të firmosur, ua kanë lënë nga një kleçkë, ua kanë lënë nga një gozhdë, ua kanë lënë ‘gozhdën e Nastradinit’ në shkresat e tyre. Kështu që, kjo është mëse e dukshme.
Megjithatë unë mendoj që pesë prioritetet kryesore të LSI-së janë shumë të thjeshta.
Puna e drejtpërdrejtë për njerëzit, sepse ata nuk kërkojnë të marrin përfitime të pamerituara, ata kërkojnë vetëm që tu jepet haku që i takon, tu jepet mundësia për të punuar, tu jepet mundësi për të jetuar këtu.
Sepse shikoni se çfarë kohe kemi këtu. Një nga pikat tona kryesore është që tu bëjmë thirrje të gjithë njerëzve tanë kudo që i kemi për tu organizuar për të ardhur dhe për të qenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.”, tha Kryemadhi.