Ditën e sotme një 29-vjeçare nga Korça e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pak ditë pas ishte bërë nënë.
E reja ishte shtruar në spital si pasojë e komplikacioneve për shkak të COVID në datë 20 janar teksa ndodhej në ditët e fundit të shtatzënisë.
Pas tre ditësh ajo ishte dërguar të lindte foshnjën dhe më pas është shtruar për herë të dytë në spitalin COVID, pasi gjendja e saj është rënduar sërish.
Prej disa ditësh ajo ishte futur në intubim.
Burime thonë se e reja ka ndërruar jetë nga komplikacioni kardiak, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.