Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”. 45-vjeçari në datën 1 Shkurt të këtij viti ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetasi të mitur.
Njoftimi i plotë i policisë: Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme” pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.