Kim mesazh gazetarëve: Kërkoni të vërtetën, ju mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, projekt i selisë diplomatike amerikane.

Kim i ka inkurajuar gazetarët, duke u përcjellë këtyre të fundit mesazhit se gjithnjë duhet të kërkojnë për të vërtetën.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

“Sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Brian Beckmann, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit të 5-të të Laboratorit të Gazetarisë Investiguese, i cili menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Ambasadorja Kim u tha studentëve, “unë shpresoj që ju do të përpiqeni për të zbuluar të vërtetat të cilat ju e dini se ekzistojnë por ende nuk kanë dalë në dritë. Kërkoni të vërtetën.

Tregojeni atë në mënyrë të qartë, në mënyrë transparente, dhe përçojani popullit shqiptar. Ndihmoni të mbani qeverinë, institucionet dhe shoqërinë të përgjegjshme.

Sepse, përmes këtyre veprimeve, ju do të punoni për t’a bërë Shqipërinë një vend më të mirë. Po, ju, përmes punës suaj, mund ta bëni Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, për të punuar dhe për të mësuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Author: admin