Të gjithë e meritojmë një ditë në të cilën nuk bëjmë asgjë, por për disa njerëz (3 shenja në veçanti), këto ditët janë paksa të shpeshta. E beson apo jo ti, disa shenja natyrshëm, duan të rrinë rehat dhe të mos përzihen fare me punët që i mundojnë.
Gaforrja
Gaforrja vdes të rrijë në shtëpi. Rehatia e saj qëndron brenda guaskës së Gaforres, ndaj megjithë se është një shenjë shumë kreative dhe e mbushur me ide brilante, sërish do që të jetë komode, brenda shtëpisë.
Peshorja
Peshorja udhëhiqet nga Afërdita dhe e ka shumë qejf bukurinë, paratë dhe dashurinë, megjithatë, sërish përton që t’i gjejë këto në jetë. Megjithatë, për fat të mirë, fati është përherë në anën e Peshores, ndaj mund të themi se bota është e Peshoreve dhe ne thjesht gjallojmë në të.
Shigjetari
Është paksa e vështirë që ta portretizojmë si “përtace” një shenjë aventuriere, por pikërisht kjo e bën Shigjetarin një shenjë dembele. Shigjetari s’e ka fare qejf rutinën, as përkushtimin në një punë të caktuar, as nuk është ndonjë punonjës/e i/e dalluar dhe është njish për të anuluar planet.
Shigjetari do të jetë përherë i lirë dhe të shijojë paqen e vet, por kjo e bën të përtojë të ndërveprojë me botën.