Paraditen e sotme ambasadorja Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas pendesës së bërë ditën e sotme nga Xhelal Mziu, pas një thirrje të bërë nga vetë ai ditë e djeshme se kushdo i dyshuar për blerje votash do e priste i njëjti fat siç ndodhi me Pjerin Xhuvanin i cili u vra në Elbasan.
Yuri Kim shprehet se grupet e armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie i përkasin të kaluarës të shëmtuar që duhet ta refuzojmë.
Postimi i Yuri Kim:
“Mirë të shohësh ndjesë të qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar Elbasanit këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet.
Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë.”