Kosova i ka refuuzuar hyrjen në vend Ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq. Ajo nuk është lejuar mbrëmjen e kaluar të hyjë në Kosovë siç raporton Zyra Serbe.
Sipas njoftimit zyrtar, Kisiq-Tepavçeviq nuk po hynte në Kosovë si Ministre e Punës, por në pozitën e profesoreshës.
Po ashtu Kosova akuzohet se përmes oficerit të pikës kufitare i ka refuzuar hyrjen në vend pa asnjë arsye.
“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e Zyrës Serbe për Kosovën.