Steve Bing, trashëgimtari i pasurive të patundshme, multimilioner, kineast dhe filantrop, – ka vrarë veten në moshën 55-vjeçare.
Bing raportohet se është hedhur nga kati 27 i i apartamentit të tij në Los Anxhelos rreth orës 1 pasdite të hënën, pasi kishte rënë në depresion në mungesë të kontakteve sociale në periudhë pandemie, thanë burime për TMZ.
Ai do të mbahet mend për prodhimin e filmave të njohur si “Get Carter” apo “Polar Express”, ku luan Tom Hanks. Bing njihet për jetën e tij skandaloze, nuk ka qenë i afërt me asnjë nga fëmijët, megjithëse i ka mbështetur ata financiarisht.
Të dy fëmijët Damian dhe Kira Kerkorian duhej t’i nënshtroheshin testeve të atësisë për të provuar se ai ishte babai i tyre – madje u punësua një detektiv privat për të marrë një provë të ADN-së së Bing-ut.
Ish presidenti Bill Klinton, një mik i Bing bëri një dedikim prekës për humbjen e tij: “Unë e doja shumë Steve Bing. Ai kishte një zemër të madhe dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mundte për njerëzit dhe gjërat në të cilat ai besonte. Do të më mungojë shumë ai dhe entuziazmi i tij, shpresoj që ai më në fund të ketë gjetur paqen”.
Bing ishte një donator i mirënjohur për kauza liberale, përfshirë Fondacionin Klinton. Ai bëri bujë në vitin 2009 kur pagoi fluturimin që Klinton kërkoi për të sjellë dy gazetarë nga Koreja e Veriut në SHBA, pasi po mbaheshin peng nën akuzat e spiunimit.
Bing mendohet se kishte një vlerë rreth 590 milionë dollarë në kohën e vdekjes së tij.