Keni plane të dielën për në plazh? Surprizon moti, mësoni zonat që do të ketë reshje

Kjo fundjavë pritet të jetë “e lëkundur” për sa i përket kushteve atmosferike.

Meteorologia, Adiola Bami bën me dije për abcnews.al se dita e shtunë pasdite do të ketë vranësira në zonën e alpeve, ku pritet edhe ndonjë shi i izoluar.

Ndërsa e diela do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, kurse pjesa tjetër e territorit do të ketë herë pas here kalime vranësirash. Reshjet mbeten sërish të izoluara në skajin verior dhe zonat veri-lindore

Sot dhe gjatë fundjavës mbetemi nën ndikimin e temperaturave të larta në territorin shqiptar, ku vlerat minimale do të luhaten 10-11 gradë celcius në zonat malore, ndërsa maksimumi në qytetet më të nxehta si Tirana, Elbasani, Berati, Kuçova, Gjirokastra dhe Tepelena gjatë kësaj fundjave do të nxisin termometrin në 30-31 gradë celcius.

Për sa i përket kushteve të motit, sot do të paraqitet me diell në të gjithë territorin shqiptar, e shtuna na sjellë diell gjatë pjesës së parë, ndërsa pasditja dhe mesdita do të sjellin zhvillim të vranësirave lokale në zonën e alpeve, ku pritet edhe ndonjë shi i izoluar. E diela do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë herë pas here kalime vranësirash, ndërsa reshjet mbeten sërish të izoluara në skajin verior dhe zonat veri-lindore”.

Në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të paraqitet një situatë e ngjashme.

“Përsa i përket kushteve atmosferike në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, sot mbeten në ndikimin e motit me diell, po ashtu e shtuna sjell mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës dhe mesdita dhe pasditja na sjellin herë pas here kalim vranësirash edhe pse nuk priten reshje. Vlen të theksojmë që dita e dielë në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nis me kthjellime, por mesdita dhe pasditja do të sjellin kthjellime vranësirash, ku priten reshje afatshkurtra shiu

Author: admin