Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi vijon takimet ne zonën e Kombinatit.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh dhe foto nga takimet e zhvilluar në tregun në ish Qytetin e Nxënësve.
“Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim”,shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Kalova përmes tregut në ish Qytetin e Nxënësve për të biseduar me tregtarë të vegjël. Mjafton pak kohë qëndrimi këtu për të parë se fuqi blerëse nuk ka.
Shkova edhe në tregun e komunitetit Rom, ku banorëve u kërkohet nga bashkia të levizin nga zona pa asnjë plan akomodimi për ta.
U ndala gjithashtu në rr. “Vasfi Samimi”, e shkatërruar totalisht prej vitesh. Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme që lidh Qytetin e Nxënësve me Kombinatin.
Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim.
Duhet t’i japim fund kësaj varfërie që largon krahun e punës dhe forcën vitale të rinisë!
Më 25 prill, të gjithë të bashkuar për ndryshim.