Kejvina Kthella prezanton ‘djalin e Dubait’ që i ka rrëmbyer zemrën

Ish-velina Kejvina Kthella ka prezantuar personin që i ka rrëmbyer zemrë. Nga Dubai, ku po kalon pushimet prej disa ditësh, Kthella ka ndarë një foto me partnerin e saj. Me duart e lidhura, modelja është mbështetur në krahët e djalit që duket se ka një trup të mbushur.

Por, modelja është kujdesur që personit në fjalë t’i mbulojë fytyrën, duke e lënë misterioz për ndjekësit e saj. Në një tjetër foto të publikuar po nga vetë Kejvina shihet pjesa e pasme e të dashurit të saj, sërish pa fytyrë.

Identitetin dhe fytyrën e tij do të na mbetet ta mësojmë me kohën, por me këto imazhe, Kejvina Kthella sapo tregoi se ka gjetur qetësi në krahët e dikujt pas një periudhe ku ajo u bë qendra e mediave për shkak të lidhjes me Redjan Rrajën. Ky i fundit ra në pranga për atentatin ndaj Arjan Ndojit, ndërsa Kthella nisi një aventurë me reperin Seven Saraqi.

Kjo histori nuk u konfirmua asnjëherë nga dyshja, por fotot tregonin krejt të kundërtën. Tashmë, ish-velina i ka lënë pas këto, për tu hedhur në krahët e një djali me të cilin po shijon dhe plazhin e Dubait.

Author: admin