Një ‘kasaphanë’ e vërtetë është regjistruar në Burkina Faso, ku disa persona kanë vrarë më shumë se 100 njerëz.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i vendit Roche Kabore. Sipas BBC, sulmi ka ndodhur brenda natës së shkuar në Solhan, ku u dogjën shtëpi dhe tregu.
Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, ndërsa autoritetet mendojnë se pas kësaj qëndrojnë talebanë islamikë. Lidhur me sulmin në fjalë, presidenti Kabore ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër forcave të së keqes”, ka potencuar ai, duke shtuar se forcat e sigurisë aktualisht janë duke hetuar rastin, për të gjetur përgjegjësit.