Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar ankimimin e LSI dhe ka vendosur sot të rinumërohen 114 kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime se ka pasur shkelje.
KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore. Gjatë diskutimeve të sotme në KAS LSI kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, kërkesë e mbështetur dhe nga PD, teksa edhe PS ra dakord për rinumërimin, por vetëm të kutive të ankimuara.
Dje, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimeve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se një herë.
KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI.
PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.