ndezë edhe në këtë finale skenën e “Eurovision 2021”.
Këngëtarja shqiptare bëri një performancë të jashtëzakonshme, duke merituar duartrokitjet e publikut të pranishëm në ceremoni. Jo vetëm kënga e zëri potent dhe i ëmbël. Anxhela tërhoqi jo pak vëmendjen me paraqitjen skenike sa i përket veshjes, ku dukej vërtetë e mrekullueshme.
Ajo gjatë ditës ka kërkuar dhe mbështetjen e shqiptarëve, duke publikuar në rrjete sociale, kodin e saj si dhe numrat nga ku mund të votojnë shqiptarët e diasporës.
Ndërsa në një intervistë për një media kosovare, Peristeri ka rrëfyer të gjitha emocionet që ka përjetuar në momentin që u dërgua e para në finalen e “Eurovision 2021”, por edhe eksperiencën e deritanishme në kompeticionin prestigjioz.