Policia e italiane ka vënë në pranga një 33 vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se i ndaluari është shtetasi Marjan Xhepexhiu, 33 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me katër vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Falë bashkëpunimit me autoritetet italiane është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Marjan Xhepexhiu, 33 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Shtetasi Marjan Xhepexhiu, ka plagosur me mjet të fortë një shtetas, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. tpz.al