Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin në kërkim A. P., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. Xh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore