Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj është bërë nostalgjik pasi u zyrtarizua në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit duke “zbuluar” përmes një fotoje të disa viteve më parë se lidhjet me liderin e PD-së kanë qenë të hershme.
Në foto ai shfaqet krah Lulzim Bashës, shkrimtarit Preç Zogaj dhe poetit Pashk Përvathi. “Vite më parë me z.Lulzim Basha përkundruall Lezhës dhe me dy intelektual të shquar lezhjanë. Shkrimtarin z.Preç Zogaj, krenaria e letersisë bashkëkohore shqipe dhe z.Pashk Përvathi, poetin e peisazhit shqiptar, mjeshtër i padiskutueshëm” shkruan Agron Gjekmarkaj.
Në postim nuk ka munguar një koment nga Preç Zogaj, që nuk i kursen vlerësimet për kandidatin e Lulzim Bashës për Lezhën. “Nje kujtim shume i bukur nga nje dite po aq e bukur ne Lezhe me mikun tone te dashur, kryetarin e PD- se, zotin Basha. Shume faleminderit, Goni.
Shkrimet e tua te nje niveli shume te larte profesional per librat e mi nder vite me kane dhene sadisfaksion,dije dhe nxitjen per te synuar me shume.Mirenjohje. E kam pritur me shume kenaqesi kandidiimin tend ne listen e Partise Demokratike per qarkun e Lezhes.
Nje kandidim i merituar qe nderon zgjedhesit lezhjane.Te gjithe atyre qe kane pare te une si deputet i kesaj partie ne Lezhe nje profil intelektual ne Kuvend dua tu them se ne kete rrafsh stafeta vazhdon dhe shkon me perpara me Agronin. Koha punon per ndryshimin” shkruan ai.