Kandidati për deputet në Dibër, Xhelal Mziu, e komentoi si lajthitje statusin në Facebook të anëtarit të kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadillit, i cili ishte i pari nga e djathta që komenton humbjen dhe kërkoi ndryshimin e lidershipit. Në një lidhje live për MCN TV, Mziu tha:
“Është një lajthitje e zotit Kadilli dhe çdo personi tjetër. Sot jo vetëm demokratët dhe një pjesë e socialistëve janë të zhgënjyer nga shifrat e votimeve.
Secili e ka gjendjen për të gjetur zgjidhje, nëse nuk u gjendet zgjidhja do gjendet si në këto tetë vite.
E keqja e Shqipërisë nuk është Basha që frymëzoi në këtë betejë, e keqja e çdo shqiptari është kryeministri që kemi sot, që në çdo palë zgjedhjeje nga 2013-ta e në vazhdim ka përdorur instrumente që tjetërson vullnetin e qytetarëve”, ths Mziu.