Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se vendimi i parë që do të marrë sapo të vijë në pushtet është kufizimi i pushtetit vetëm në dy mandate.
Teksa udhëtonte për një takim elektoral në Kavajë, Basha shfrytëzoi mundësinë për t’iu përgjigjur qytetarëve.
Sipas Bashës, një tjetër vendim i rëndësishëm që do të anulohet është taksa në rrugën e Kombit.
“Kam shumë ligje që duhen anuluar dhe duhen miratuar. Por norma e parë do të jetë kufizimi i pushtetit, jo më shumë se dy mandate.
Ka dhe ligje të tjera, ligji për arsimin e lartë, heqja e traut në rrugën e Kombit dhe anulimi i koncesioneve korruptive.
Do të përfshijmë në skemën e ndihmës ekonomike familjet që janë larguar.
Do të çlirojmë sipërmarrjen nga zgjedhja e shtetit arbitrare dhe do t’i kthejmë shtetin qytetarëve”, tha Basha ndër të tjera.
Basha tha ndër të tjera se në 25 prill do të jetë një ditë ndryshimi. Kreu i PD i kërkoi qytetarëve që së bashku me votë të largojnë Edi Ramën