Ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha . Meri Shehu paralajmeron keto shenja të HOROSKOPIT “

DASHI
Do diskutoni gjerë e gjatë sot me atë që keni në krah lidhur me disa çështje të cilat prej kohësh ju kishin mbetur pezull. Do harxhoni goxha kohë në fakt, por në fund do e gjeni një zgjidhje.

DEMI
Do i tregoni partnerit tuaj disa sekrete të dhimbshme të së shkuarës suaj dhe kjo do e bëjë atë t’iu dashurojë edhe më tepër. Me financat do gjendeni përballë zgjedhjeve të vështira.

BINJAKET
Si ju ashtu edhe partneri juaj do jeni të disponueshëm në çdo moment ndaj njeri-tjetrit dhe do merreni vesh më së miri. Nuk do mungojnë për asnjë çast edhe surprizat. Financat janë mirë kohët e fundit.

GAFORJA
Ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha sot juve që jeni në një lidhje dhe do vuani tej mase. Sado që të debatoni me partnerin nuk do arrini të gjeni një zgjidhje.

LUANI
Yjet do ndikojnë shumë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe gjendja sa vjen e do përmirësohet. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes.

VIRGJERESHA
Sot do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë takime të mrekullueshme. Ata që e kanë tashmë një lidhje do kenë luhatje të shpeshta të humorit.

PESHORJA
Ashtu si kohët e fundit edhe sot një pjesë e atyre që janë në një lidhje do kenë përballje shumë të forta me partnerët dhe atmosfera do jetë elektrizuese. Disa shpenzime të panevojshme mund t’ju prishin disi ekuilibrin këtë muaj.

AKREPI
Ka rrezik të kaloni një eksperiencë të papëlqyeshme sot në jetën tuaj në çift dhe do mërziteni tej mase. Ruani qetësinë. Gjendja financiare mund të jetë mjaft delikate.

SHIGJETARI
Çiftet duhet të mundohen sa më shumë ta largojnë rutinën dhe të mendojnë të provojnë emocione të reja. Mundësitë do i keni. Ata që janë ende vetëm do kenë njohje të reja. Një projekt i mirë do t’ju sjellë të ardhura të kënaqshme.

BRICJAPI
Të dashuruarit nuk do kalojnë një ditë pozitive sot. Do kenë dyshime mbi partnerin e tyre dhe herë pas here do ndihen të vetmuar. Gjendja financiare do jetë shumë më e mirë se kohët e fundit.

UJORI
Prioritet për ju sot do ketë jeta sentimentale. Do ndiheni mjaft mirë pranë personit që dashuroni dhe do argëtoheni pa fund. Nuk do mungojë as ndonjë çmenduri e vogël. Financat janë në rrugë të mirë.

PESHQIT
Nëse kërkoni më tepër liri dhe pavarësi në jetën tuaj në çift duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar. Po gabuat mund të keni edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin. Përmirësimin e financave do ta vini re në ditët në vazhdim.

Author: horoscope