Ja parashikimet e horoskopit për sot, e diel 10 shtator 2023 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox, përkthyer nga noa.al!
Dashi:
Venusi nuk është më përballë dhe do të keni një gjendje më të qetë nga pikëpamja sentimentale. Ajo që do ta bëjë të veçantë këtë të diel dhe javën që vjen do të jetë edhe aspekti i shkëlqyer i Marsit, planetit tuaj në fuqi, i cili do t’ju sigurojë forcë dhe energji të madhe.
Demi:
Venusi në opozitë krijon një situatë të vështirë astrologjike. Fatkeqësisht, kjo gjendje mund të shkaktojë një tension të vogël në dashuri. Nëse deri më tani keni qenë tolerantë me partnerin/en tuaj, ka të ngjarë që të vendosni të rishikoni disa qëndrime, qoftë edhe duke thënë drejtpërdrejt atë që mendoni.
Binjakët:
Këtë të diel 10 mund të mbështeteni në aspektin e mirë të Marsit. Nëse ka probleme të pazgjidhura, do të keni vendosmërinë e duhur për t’i përballuar ato kokë më kokë dhe për të gjetur zgjidhjen më të dobishme bazuar në prioritetet tuaja.
Gaforrja:
Së fundmi ka një rikuperim gradual i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, sidomos në frontin sentimental. Energjia e sapogjetur ju ndihmon të ndiheni më të sigurt.
Luani
Të jesh në ankth dhe të kesh një qëndrim negativ nuk do të të çojnë larg. Nga ana tjetër, të qenit largpamës, pavarësisht tensionit dhe lodhjes së fortë, mund t’ju ndihmojë të realizoni disa mundësi të tjera.
Virgjëresha:
Mos mendoni se të kesh yje të mirë do të thotë t’i lejosh gjërat të ndodhin vetë. Mërkuri gudulis intuitën tuaj, por do t’ju duhet të përvishni mëngët dhe të merrni masa. Filloni ta bëni këtë që nga e hëna kur aspekti i shkëlqyer i Hënës do t’ju bëjë të ndjeheni fitues.
Peshorja:
Periudha e fundit është karakterizuar nga një rënie progresive, por horoskopi i javës tregon se në ditët në vijim mund të llogarisni që Hëna dhe Marsi të mbeten të favorshme.
Akrepi:
Vazhdon kjo periudhë e rimëkëmbjes së madhe, e cila këtë javë do ta shohë Venusin të hyjë më në fund në shenjën tuaj. Muajt e verës nuk ishin të lehtë, ju qëndruat mënjanë dhe u mbyllët në vetvete për një kohë të gjatë, por Venusi, megjithatë, ringjalli dëshirën për t’u përballur me veten dhe për të përjetuar një emocion në një mënyrë më të shkujdesur.
Shigjetari:
Bashkëpunimi me të tjerët në ditët në vijim mund të jetë mjaft i vështirë. Sepse një hënë e keqe do t’ju bëjë të jeni veçanërisht agresiv dhe inatçi.
Bricjapi:
Ka diçka të re në dashuri, një lajm të mirë ose një njohje e re që duket se do të ringjallë entuziazmin dhe optimizmin tuaj.
Ujori:
Afërditën do ta keni në një aspekt të komplikuar që sigurisht nuk i lehtëson marrëdhëniet tuaja romantike dhe ndërpersonale. Po kaloni një periudhë të vështirë, ka shumë tensione dhe ngjarje të papritura që nuk ju lejojnë të gjeni qetësi.
Peshqit:
Ka ndonjë pengesë ose një vonesë që ju bën nervozë. Në punë nuk mungojnë ngjarjet e paparashikuara që janë të vështira për t’u menaxhuar dhe rrezikojnë të krijojnë ndjenja të këqija ndaj kolegëve dhe bashkëpunëtorëve.