Zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike kanë ndezur shumë reagime. Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ditën e sotme ka vijuar prezantimin e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.
Topalli tha gjatë fjalës se saj se misioni është për të larguar tre kryetarët e partive dhe se këtë ndryshim do të bëjë brezi i ri.
Jozefina Topalli kryeson listën e qarkun e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, kryeson në listën e kandidatëve të qarkut të Vlorës.
Evald Serreqi kryeson në qarkun e Elbasanit, kurse Miranda Haxhia kryeson në listën e qarkut të Beratit. Në listën e Dibrës kryeson Sandra Xheleshi. Adile Gjoka kryeson në listën e kandidatëve në Gjirokastër. Elsa Domi kryeson në qarkun e Kukësit. Aleksandre Petre kryeson në Korçë, ndërsa Najada Halilosmani kryeson në listën e qarkut të Fierit.