Jetonte vetëm/ Gjendet i pajetë në banesë 78-vjeçari në Durrës, dyshimet e para të policisë

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Një i moshuar në lagjen nr. 17 në Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Viktima raportohet të jetë rreth 78 vjeç dhe jetonte i vetëm.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet e para janë se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Tpz.al

Author: admin