Kandidatja për deputete e LSI, në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka zhvilluar takime me biznese të vogla të kryeqytetit.
Përmes një statusi në “Facebook”, Xhixho thekson se bizneset e vogla e presin me fjalët: “Nuk kemi pasur asnjë mbështetje, jemi drejt falimentit”.
Ndër të tjera, Xhixho tregon se pas 25 prillit bizneset do të kenë partner qeverinë. Ajo premton se TVSH-ja dhe tatim-fitimi do të jenë 0 për të gjitha bizneset që kanë një xhiro deri në 14 milion lekë në vit.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:
“Nuk kemi pasur asnjë mbështetje, jemi drejt falimentit, xhiro nuk ka se njerezit nuk kanë lekë për të blerë”. Me keto fjale me presin bizneset në njësinë 2 tek Pazari i Ri, të braktisur nga qeveria që i mashtroi.
Pas 25 prillit bizneset do kenë partner qeverinë që do e zgjedhin me vote e do t’u shërbejë. 0% TVSH, 0% tatim mbi fitimin për xhiro deri në 14 milione leke në vit. Frymëmarrje dhe mbështetje çdo biznesi të vogël, ndikues në zhvillimin ekonomik te vendit dhe familjeve shqiptare.