Javë favorizuese! Por kujdes këto shenja në… /Horoskopi javor 24-30 qershor nga Jorgo Pulla

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një përmbledhje për javën që sapo nisi, 24-30 qershor. “Do të jetë një javë e qetë dhe shumë e mirë, pasi favorizon zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme familjare dhe personale. Ndikime shumë të mira në fushën ekonomike, kryesisht në pasuritë e paluajtshme, pasi kemi ndikimin e Mërkurit në Gaforre më datën 26 qershor, i cili jep mundësi dhe ndryshime. Në fundjavë kemi një katërkëndësh planetar, i cili favorizon zgjidhjen e problematikave familjare, një padrejtësi që na është bërë e fitojmë, ndërsa në fushën shpirtërore mundësitë janë shumë të mira këtë javë” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar më tej me parashikimin e detajur për 12 shenjat e zodiakut.

Dashi

Java e fundit e qershorit do të thotë mundësi në lidhje me takime pune, në lidhje me marrje vendimesh. Çdo gjë që mund të bëhet këtë javë, ka një jetëgjatësi deri në fillim të shtatorit. Ky është momenti më i mirë i mundshëm për Dashin për të gjetur zgjidhje në çdo pritshmëri. Data 28 dhe 29 qershor mund të sjellë lajme pozitive për ju të kësaj shenje. Çdo keqkuptim i mëparshëm, sqarohet! Në anën shpirtërore, të palidhurit kanë mundësi shumë, ndërsa nje njohje mund të kthehet në lidhje serioze, sidomos me Ujor dhe Virgjëreshë.

Demi

Java nis me ndikime pozitive. Shtohen mundësitë ekonomike financiare për ju të shenjës së Demit, stabilizohet aspekti ekonomik-financiar. Në ditën e martë dhe të mërkurë zgjidhni një cështje ligjore që prisnit. Një padrejtësi që ju është bërë në punë, sqarohet dhe çdo gjë stabilizohet më së miri. Të palidhurit do të kenë mundësi të mira për takime që do të finalizohen. Lidhjet më të mira janë me Bricjap dhe me Peshk.

Binjakët

Ju Binjak do të keni mundësi të mbyllni disa çështje të së shkuarës. Është një moment shumë i mirë në aspektin financiar, ku ditët më të mira keni ditën e martë dhe ditën e enjte. Rekomandohet që Binjakët t’i thonë lajmet pasi t’i realizojnë, pasi shpesh është më mirë kështu. Mund të ndodhë një fejesë e papritur për ju Binjak dhe me shumë mundësi me Peshoret.

Gaforrja

Çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet personale duket se zgjidhen. Kanë mundësi Gaforret në rritje në detyrë, kanë mundësi në udhëtime, apo në çështje dokumentacioni. Duket se datat 24-26-28-29-30 qershor janë ditët më perfekte për ju Gaforre! Edhe pse kanë vuajtur shumë, për Gaforret ky është moment i mire, pasi zgjidhin problemet e tyre. Në fushën shpirtërore këto ditë afroheni shumë me partnerin.

Luani

Për shumë gjëra, Luani do mendohet shumë se çfarë mund të bëjë. Edhe pse duket se është shumë freskët për Luanin, nga ana tjetër digjet shumë. Duhet të stabilizojnë punët e tyre dhe të ndryshojnë taktikë për t’u përshtatur. Nuk keni kohë për të humbur ju Luan, pasi gjërat bëhen sot, ndaj deri ditën e mërkurë keni shans të zgjidhni problemin. Në dashuri, duket se kombinoni shumë mire me Ujorin dhe me Shigjetarin.

Virgjëresha

Këtë javë do të krijohen mundësi sa i takon punës. Vjen një lajm shumë i mirë për ju këto ditë! Prisni të bëni një takim pune këtë javë, apo një telefonatë që mund të ndodhë të mërkurën paradite. Keni mundësi që të bëni përpara në karrierë, duke ngjitur shkallët e hierarkisë. Për të palidhurit duket se ka një rikthim që përfundon pozitivisht.

Peshorja

Vëmendja juaj këtë javë kthehet tek çështjet e karrierës, njohjet profesionale, pasi tani do të kenë një ndryshim. Peshoret kanë patur një problematikë me një Dash, Virgjëreshë apo Ujor, por duket se e zgjidhin tani, por marrëdheniet perfekte janë me Akrep.

Akrepi

Kjo javë ofron një mundësi shumë të mirë në shumë aspekte, pasi Akrepët i kanë të qarta idetë për atë që duan të realizojnë. Nëse firmoset një kontratë këtë javë, mund të mbarojë në 2026. Në këtë javë kanë mundësi ekonomike-financiare dhe zgjidhje për një pasuri të paluajtshme, si dhe presin një lajm për ata që janë ne diasporë.

Shigjetarët

As kanë, as u mbarohen burimet Shigjetarëve, ndërsa dita e mërkurë, e premte dhe dita e dielë janë ideale për takime dhe bisedime. Arrijnë majat në fushën e karrierës dhe punës së tyre. Në dashuri kanë patur tension si çdo çift, por zgjidhen. Lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk, Dem dhe Bricjap, janë ideale.

Bricjapi

Kanë ndikime shumë pozitive dhe marrëdhënie ndërpersonale, ndërsa presin të bëjnë disa takime shumë pozitive në fushën e punës. Kanë një mundësi në këtë kohë që të stabilizojnë dhe arrijnë majat. Në dashuri, një njohje e re kthehet në lidhje serioze dhe kanë mundësi me Dash, Luan dhe Shigjetar.

Ujorët

Ujorët duket se kanë të bëjnë me familjen. Stabilizojnë financat dhe do bëjnë një blerje të rëndësishme dhe kështu stabilozohen dhe sigurojnë vazhdimësi. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore kombinimet më të mira janë me Dash dhe Gaforre.

Peshqit

Kanë shanse për një burim të ardhurash të dyta. Presin të bëjnë një udhëtim në pjesën e punës. Është momenti më i mirë për stabilizimin dhe korrektësinë e tyre. Peshqit asnjëherë nuk të tradhëtojë në punën e tyre. Ky është momenti më i mirë për të marrë një rritje rroge. Është një moment shumë i mirë, ndërsa kombinimi me Ujor dhe Gaforre duhet të ketë pak kujdes.

Author: horoscope