13 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Po ashtu dhanë dorëheqjen kryetari i PD-së në Korçë Andrea Mano edhe sekretari i PD-së Devis Osmani. Në një deklaratë zyrtare ata japin edhe arsyet se përse u dorëhoqën.
Deklarata:
“Te nderuar qytetare të Korçës, të dashur demokrate të Korçës. Sot është një dite jo e lehte për ne, anëtaret e kryesisë se PD dega Korçë . Ne kushtet kur nuk ka asnjë shenje vullneti për të pare ne sy humbjen dhe për të reflektuar mbi shkaqet e vërteta të saj
– të revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmëria e lidershipit të PD
– të vendosur të qëndrojmë pranë demokrateve të thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndare sfida elektorale e kemi përballuar dite të vështira ne opozite
– të bindur se sot Korça dhe Shqipëria kane me shume se kurrë nevoje për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit
– Ne sot po largohemi nga të gjitha funksionet drejtuese të PD ne Korçë .
Unë kam dhçnë dorëheqjen si kryetar i PD dega Korçë dhe sot po jap dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
14 anëtarë të kryesisë, qç janë këtu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i degës se Koççs , Devis Osmani qe ka punuar pranë meje për 8 vite , largohen me dorëheqje të parevokueshme nga ky funksion.
Te dashur qytetare të Korççs , të nderuar demokrate :
– Ne qe jemi sot këtu ne këtë sallë dhe shume demokrate të tjerë jashtë kësaj salle të cilët kanë punuar ne kushte të vështira për PD , sot ndjehen të papërfaqësuar.
– Importet e L. Bashës nuk përfaqësojnë vlerat dhe moralin e qytetarisë të banoreve të Korces, ne qytet dhe ne fshat .
– Ne nuk duam të jemi dëshmitare të zerimit të kontributeve të demokrateve të thjeshte dhe denojme ashpër futjen e frymës se përçarjes .
– Ne i lexojmë me seriozitet , përulësi dhe jo me arrogance mesazhet që vijnë nga rezultati i zgjedhjeve .
Ata qe drejtuan fushatën elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata janë arsyeja e parë dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korçes.
Vlerat e demokracisë tek të cilat unë dhe shumë studente të dhjetorit ‘90 besuam, nuk do të merren dot neper këmbë nga lidershipi i PD.
Ne do të vazhdojmë të jemi anëtarë të PD , do të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë për demokracinë, për të sotmen dhe për të nesërmen e Koces.”/K.C/dritare.net