Pastrimi i bregdetit nga shezlongët dhe çadrat e paligjshme ka sjellë edhe debate mes policisë dhe pronarëve.
I tillë është edhe rasti i kësaj gruaje, e cila është pronare e një hoteli, por që pretendon se ja kanë hequr pa të drejtë.
Në videon e siguruar nga “Panorama.al” shihet një përplasje mes pronares së hotelit dhe policisë.
Pronarja e hotelit ka kërkuar që të lirohen hapësirat publike përpara hotelit të saj, ndërsa policia ka thënë se po bën vetëm atë që i është. Në debat e sipër, ajo i thotë policisë që të mos i ngrejë zërin, pasi është shtetase amerikane.
DEBATI
Pronarja: Shiko ku e kam hotelin, ca dua këtu në fund
Polici: Na dëgjon ne. Një parcelë që ke marrë leje, ke 20 metra hapësirë sa është miratuar leja
Pronarja: Cili klient më vjen mua këtu në fund. Mua me ke çuar atje mbi lumë.
Polici: Atë zgjidhe me ata që të kanë dhënë lejën. Ke hartën dixhitale.
Pronarja: Unë e dua para hotelit tim.
Polici: Ku keni aplikuar aty do merrni
Pronarja: Ne kemi aplikuar në dy parcela. Unë jam hoteleri e certifikuar.
Polici: Mua nuk më intereson, nuk gjykoj unë kriteret. Mua më intereson leja.
Pronarja: Zotni më dëgjo mua njëherë, nuk dua të më çojë njeri zërin jam qytetare amerikane. Sepse e thirra direkt ambasadën amerikane. Nuk dua asnjë muhabet asgjë, unë dua vendi pranë hotelerisë time. Unë e dua drejt me hotelin, ti më ke çuar në fund. Dua kufirin e saktë, me keni çuar tek biznesi tjetër.