Nga Telnis Skuqi
Një nga shumë ish-reporteret e televizonit Alpo, më tregoi dramën e saj personale, disa muaj më parë.
“Ai nuk e meriton të jetë pjesë e komunitetin tonë”, – më shkruajti ish-reporterja, S.G, sot një studente e vitit të dytë në master në Tiranë.
Si fillim, ajo më kërkoi t’i ruaj identitetin e saj.
“E kam pasur ëndërr të isha gazetare, prandaj vendosa të punoja qysh gjimnaziste në Alpo TV”, – nis rrëfimin ajo.
Prindërit e saj e kishin mbështetur, madje ata kishin bashkëbiseduan me administratorin i televizionit, Aristotel Petro.
Sipas saj, Petro ishte treguar i gatshëm ta punësonte në redaksinë e lajmeve.
“Ai kishte një sjellje shumë të çuditshme ndaj vajzave të mitura”, – më thotë ajo.
“Në fillim më prekte në faqe. Sinqerisht mendoja se ishte thjeshtë një veprim inkurajimi, por shpejt ai shfaqi anën e tij më të zezë”, – më rrëfen ajo.
“Ai më shkatërroj jetën! Ai më lëndoi shumë vetëm sepse unë isha e mitur”, – thotë ajo.
Për të, televizoni që administron ishte thjeshtë një karrem për vajzat e mitura.
“Përmes televizoni ai joshte vajzat gjimnaziste dhe më pas ngopte epshet e tij. Ai është i sëmurë. Ai është mostër”, – vazhdonte të shkruaj ajo në inboxin tim në facebook.
“E kam njohur personalisht dhe e di se çfarë njeriu është. Këto ngacmime nuk i bënte vetëm me mua, por me të gjithë shoqet e mia që punonin në Alpo TV”, – tha ajo dhe sakaq shtoi: – “Ai është njeri shumë i keq!”.
Pavarësisht dramës personale, studentja e vitit të dytë në master nuk e ka humbur refleksin e reporteresh.
Ajo e di që prova është arma më e fortë për të faktuar të vërtetën e saj.
“Personalisht disponoj të paktën pesë video me sekuenca të shkurta, por jam e gatshme të të ofroj një prej tyre. Unë nuk dua hakmarrje, por dëshiroj të shpëtoj vajza të tjera nga ky përbindësh”, – përfundoi rrëfimin ajo.
(Shënim: Iniciali S.G. është një trillim gazetaresk dhe i rastësishëm, me qëllim për të ruajtur identitetin e plotë të vajzës së lënduar, si dhe për të respektuar Kodin e Etikës së Gazetarisë)