Burime bëjnë me dije se me urdhër të SPAK është arrestuar gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha. Së bashku me të burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar dhe disa persona të tjerë, përfshirë dhe kryesekretaren e Gjykatës Ela Mallkuçi. Mes personave të ndaluar është edhe avokati Aldo Tabaku, i cili ka qenë avokat i bandës së Emiljano Shullazit gjatë gjykimit në shkallën e parë.
Sipas informacioneve paraprake, bëjnë me dije se këta persona kundrejt rryshfeteve kanë liruar persona të ndryshëm nga burgu, ndër të cilet edhe personazhe të njohur të botës së krimit, të dënuar për vepra të rënda penale.
Raportohet se ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e korrupsioni, shpërdorimir të detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.
Gjyqtarja Hoxha ëshë bërë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.
Ndaj gjyqtares Hoxha kishte nisur një hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pasi dukshëm ishin konstatuar shkelje në procedurat e ndjekura nga ana e saj për lirimin e disa prej të burgosurve. Vetë gjyqtarja kishte kërkuar kohë që të paraqeste dokumente ku ishte bazuar në marrjen e vendimeve të saj, përpara se Këshilli i Lartë Gjyqsor të shprehej për shkarkimin e saj. Faxweb