Pranvera Kristani – mjeke Gastropatologe
Policia e Shijakut ka nisur procedimin penal për një mjeke të spitalit rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme një 40-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në banesë. Mësohet se procedimi ka nisur pas denoncimit të vëllait të viktimës., ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një person të infektuar nga Covid.
Njoftimi i Policisë:
Shijak – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.