Një 26 vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në Fier, pasi humbi kontrollin e motoçikletës së tij dhe përfundoi në kanal.
Bëhet fjalë për të riun Arbër Buzi. Aksidenti në fshatin Kallm i Vogël, Fier, rezultoi fatal për të. I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin e Fierit.
“Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.” njoftoi policia