Raporti i përvitshëm i vendeve më të mirë për të rritur fëmijët, mund të ketë zhgënjyer shumë amerikanë. Shtetet e Bashkuara janë larg kreut të listës, të cilin e kanë pushtuar, siç po ndodh rëndom së fundi, shtetet skandinave.
Në përgjithësi, të gjitha vendet e para të listës i kanë zënë shtete në Europë si dhe Kanadaja e Australia. Raporti analizon situatën në 73 shtete të ndryshme dhe ka vëzhguar më shumë se 20.000 vetë në Amerikën e Veriut e atë të Jugut, në Azi, Europë, Lindjen e Mesmë dhe Afrikë.
Renditja e vendeve më të mira të vitit 2020 për të rritur fëmijët mbështetet mbi disa kritere. Ajo ndikohet nga një studim global i bazuar në perceptime dhe i liston shtetet sipas rezultateve të arritura në tetë pika: kujdesi për të drejtat e njeriut, sa miqësor konsiderohet ai vend për familjen, sa është i tillë ambienti i tij për barazinë gjinore, si qëndron në raport me lumturinë, a ka barazi të ardhurash, si e ka nive