Ndonëse listat e kandidateve për deputet janë dorëzuar tashmë në KQZ, ka nga ata që janë të pakënaqur në PS.
Jo vetëm kaq por njëri prej tyre ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi. Bëhet fjalë për deputetin Alket Hysenin.
Deputeti aktual i qarkut të Vlorës, është pozicionuar në vendin e 11 këtë herë, jashtë pjesës së sigurtë.
Mesa duket ky pozicionim, ka krijuar pakënaqësi tek Hyseni, i cili ka vendosur të tërhiqet dhe të mos kandidojë më.
Edhe kryeministri Edi Rama, foli sot gjatë konferencës për media, për një kandidat i cili ishte tërhequr nga gara, por pa dhënë detaje për emrin e kandidatit të tërhequr.
“Kam dijeni për një rast mbrëmë vonë një kandidat që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte aty dhe që thoshte se unë do bëj gjithçka po nuk dua të jem në këtë pozicion”, tha Rama.tpz