Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi të pak momenteve më parë, ka bërë me dije se ka humbur njerin më të shtrenjtë, nënën e tij. Rama shkruan në faqen e tij zyrtare të ‘FaceBook” se nëna e tij është ndarë nga jeta.
“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë, ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë..”, shkruan ndër të tjera Rama, në postimin që e ka shoqëruar me një foto të nënës së tij.
Postimi i plotë:
Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam