KINË- Shumë nga markat më të mëdha në botë dhe shitësit me pakicë po furnizohet nga pambuku që prodhohet në rajonin Xinjiang në Kinën Perëndimore, në fabrikat në Ujgur ku përditë shkelen të drejtat e njeriut dhe miliona njerëz iu nënshtrohen mizorive.
Një bashkim prej 180 organizatash të të drejtave të njeriut thonë se në popullsinë që jeton në Ujgure në këtë rajon, punonjësit iu nënshtrohen torturave, përfshirë këtu edhe sterilizimin e detyrueshëm të grave.
Organizatat thonë se brendet (markat), kryesore të veshjeve në botë vazhdojnë të marrin pambuk dhe fije të prodhuara përmes këtij vendi, i cili ka vendosur në punë të detyruar në një kamp më shumë se 1.8 milionë njerëz. Ata janë kinezë, turq, muslimanë të cilët janë në kampe, fabrika dhe ferma në Xinjiang. Sistemi i punës i detyruar është internimi më i madh i një pakice etnike dhe fetare që nga lufta e dytë botërore, vërejnë këto organizata.
Markat ndërkombëtare të modës janë të lidhura me Xinjiang, ku sipas deklaratës thuhet se është “praktikisht e sigurt”, së një në pesë produkte pambuku të shitura në të gjithë botën merren nga puna e detyruar dhe shkelja e të drejtave të njeriut që ndodhin atje.
Kina është prodhuesi më i madh i pambukut në botë, me 84% të pambukut të saj që vjen nga rajoni i Xinjiang. Pambuku dhe fijet e prodhuara në Xinjiang përdoren gjerësisht në vendet e tjera kryesore që prodhojnë veshje të tilla si Bangladeshi, Kamboxhia dhe Vietnami.
Pambuku dhe fijet Xinjiang përdoren gjithashtu në tekstile dhe orendi shtëpiake.
Këtë javë, New York Times raportoi se fabrikat e kësaj zone po furnizonin gjithashtu me maska për fytyrën kundër COVID-19, shumë vende në mbarë botën.
Pjesë e listës së markave botërore që furnizohen nga këto fabrika janë Gap, C&A, Adidas, Muji, Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein.
“Pothuajse e gjithë industria globale e veshjeve është e njollosur nga puna e detyruar e njerëzve, muslimanëve, banorëve të Ujgur dhe turqve” ,-thuhet në deklaratë.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ujgure, bashkë me 70 grupime të tjera dhe organizata kundër skllavërisë dhe fushatë të të drejtave të punës, thonë se industria botërore e veshjeve duhet të zhdukë të gjitha produktet dhe materialet e lidhura me punën e detyruar në Xinjiang brenda një viti.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Scott Nova, drejtor ekzekutiv për të Drejtat e Punëtorëve (WRC) dhe një nga bashkëpuntorët e kualicionit ka thënë se “Punëtorët e detyruar në rajonin Ujgure përballen me hakmarrje të egër nëse ata tregojnë të vërtetën për rrethanat e tyre“.
Në prill, Rrjeti Global i Veprimit Ligjor (Glan), një grup avokatësh për të drejtat e njeriut, gjithashtu siguroi prova për HMRC që markat përfshirë Muji, Uniqlo, H&M dhe Ikea po shisnin produkte në Mbretërinë e Bashkuar që përmbajnë pambuk dhe fije nga rajoni i Xinjiang. Glan argumentoi që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ndalojë shitjen e produkteve të lidhura me punën e detyruar në të gjithë rajonin pasi kjo shkel disa ligje në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Ligjin për Mallrat e (falsifikuar), miratuar më 1897.
Ndërsa firmat, H&M dhe Ikea kanë thanë që ata do të ndalonin blerjen e pambukut nga rajoni. Në një deklaratë të publikuar në The Guardian, H&M, tha që kishte një marrëdhënie indirekte me një prodhues të fijeve që vepronte në rajon, por tregojiqë po shqyrtonte marrëdhënien.
“Muji “, ka konfirmuar se vazhdon të përdorë fije pambuku nga Xinjiang por mohon që pambuku dhe fijet që blen janë të lidhura me punën e detyruar të punëtorëve në këtë rajon.
“Partneri ynë i biznesit na siguron që njerëzit që bëjnë produktet tona kanë kushte të mira pune dhe trajtohen me respekt, auditorët e pavarur kanë kryer verfikime në vend që marrim pëlhure dhe pambuk dhe kanë konfirmuar se nuk ka prova të punës së detyruar dhe diskriminimin e pakicave në objektet e tyre.”,-tha Muji.
Në një deklaratë, Korporata PVH, e cila zotëron Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, tha se ajo nuk do marrë veshje më nga rajoni dhe do të ndalojë të gjitha marrëdhëniet e biznesit me ndonjë fabrikë, që prodhon rroba ose pëlhurë, në Xinjiang për 12 muajt e ardhshëm.
Adidas ka thënë se nuk merr mallra nga Xinjiang dhe ka udhëzuar furnizuesit e saj që të mos marrin fije nga rajoni. Megjithatë, organizatat mendojnë se kjo nuk është e mjaftueshme. Sipas tyre, do të ishte më mirë që të bëhej një rregullim i plotë i lidhjeve të sektorit me rajonin.
Sakaq, javën e kaluar, ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar mohoi që qeveria e tij po kryente shkelje të të drejtave të njeriut.
Burimi: The Guardian