Ish-Kryeministri, Sali Berisha është vetëdeklaruar anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme, duke injoruar në këtë mënyrë vendimin e kryetarit Lulzim Basha.
Berisha ka dorëzuar në kuvend ditën e sotme shkresën ku vetëdeklarohet anëtar i grupit të PD-së, duke konfirmuar në këtë mënyrë atë që ish-lideri historik i PD-së ka thënë se vendimi i Bashës për të është nul.
Ditën e enjte, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë të papritur se ka përjashtuar përkohësisht nga grupi i PD-së ish-Kryeministrin Berisha deri sa të zgjidhe çështjen me DASH për shpalljen non-grata.
Ky vendim nuk është mirëpritur aspak nga Berisha, i cili e akuzoi Bashën se po bashkëpunon me Ramën për të shkatërruar PD-në dhe paralajmëroi se do të bëjë gjithçka për të rikthyer legjitimitetin në PD.